Barçën Barcelona: Probleme me lëndimet për PSG-në, para ndeshjes me Barçën

Barçën Barcelona: Probleme me lëndimet për PSG-në, para ndeshjes me Barçën

string(55) "probleme-me-lendimet-per-psg-ne-para-ndeshjes-me-barcen" Probleme me lëndimet për PSG-në, para ndeshjes me Barçën Barcelona dhe Paris Saint-Germain do të përballen javën e ardhshme në Champions League, por të dyja skuadrat hyjnë në ndeshje me probleme të mëdha dëmtimesh. Barcelona e mori konfirmimin të mërkurën në mbrëmje se do të mungonin dy titullarë, ndërsa PSG po përballet me mungesa edhe më të rënda. Fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembélé, tashmë ishte një dyshim i madh pas dëmtimit gjatë grumbullimit me Francën, por Luis Enrique mund të detyrohet të bëjë pa tre titullarë të tjerë. Sipas “Marca”, kapiteni Marquinhos ka pësuar një dëmtim në kuadriceps dhe ka munguar në stërvitjen e së premtes. Ai do të humbasë ndeshjen e fundjavës kundër Auxerre, por gjithashtu është një dyshim i madh për udhëtimin në Montjuic. Luis Enrique u shpreh me qetësi për situatën: Nga ana tjetër, Barcelona tashmë e dinte që do të mungonin Fermín López, Gavi dhe Marc-André ter Stegen, por të premten mori dy goditje të reja. Raphinha doli i dëmtuar në ndeshjen kundër Real Oviedo dhe do të mungojë për tre javë, ndërsa portieri titullar Joan Garcia pritet të qëndrojë edhe më gjatë jashtë fushave, pasi të shtunën do t’i nënshtrohet një operacioni në gju. /GazetaExpress/ Juventusi ka shtatë vite që nuk fiton si vendas ndaj Atalantës Probleme me lëndimet për PSG-në, para ndeshjes me Barçën Dembele e mposhti Yamalin në garën për Topin e Artë me një epërsi rekorde Barcelona e shënjestron dyshen e Dinamo Zagrebit Xabi Alonso e lartësoi Busquetsin dhe karrierën e tij Fatkeqësia e Giovanni Leonit i hapë derën Federico Chiesas

Lini një Përgjigje