Pikat kryesore
- AAK dhe Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh në komunën e Junikut.
- Prezent gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte dhe deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Nezir Kraki.
- Të dashur aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Në përputhje me vendimin e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!
AAK dhe Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh në komunën e Junikut. Prezent gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte dhe deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Nezir Kraki. Të dashur aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Në përputhje me vendimin e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Junik dhe aprovimin e Kryesisë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, është marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbështesim kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z. Agron Kuçi. Ky vendim është rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm politik dhe institucional, me qëllim që të sigurojmë një qeverisje stabile, të përgjegjshme dhe në interes të qytetarëve të Junikut. Ky koalicion bazohet në mirëkuptim të ndërsjellë dhe në vizionin e përbashkët për zhvillimin e Junikut. Me këtë marrëveshje, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe AAK-së, së bashku do të kenë shumicën në Kuvendin Komunal të Junikut, duke siguruar kështu stabilitet politik dhe mundësi reale për të ecur përpara me nisma zhvillimore, projekte konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për një Junik më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 21:44 Deputetja e LVV-së: S’kemi mandatar tjetër për kryeministër pos Albin Kurtit 10/28/2025 21:36 Limaj: Edhe fjalimin në Kuvend e kam pasur të përgatitur, me Kurtin i cakërruam gotat 10/28/2025 21:31 Deliu: Ishim të bindur që nuk duhet të hyjmë në bashkëpunim me dikë që i ka sjellë dëme Kosovës