Lavrov: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë vendet e NATO-s Rusia nuk k

Lavrov: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë vendet e NATO-s Rusia nuk k

Pikat kryesore

  • Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë një vend të NATO-s dhe është e gatshme ta nënshkruajë këtë angazhim në një marrëveshje për garancitë e sigurisë.
  • Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.
  • Shefi i diplomacisë ruse i ka dërguar edhe një mesazh presidentit Trump, duke shprehur shpresën që ai t’i përmbahet zotimit të bërë në takimin me presidentin Putin në Alaskë.

Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë një vend të NATO-s dhe është e gatshme ta nënshkruajë këtë angazhim në një marrëveshje për garancitë e sigurisë. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”. Shefi i diplomacisë ruse i ka dërguar edhe një mesazh presidentit Trump, duke shprehur shpresën që ai t’i përmbahet zotimit të bërë në takimin me presidentin Putin në Alaskë. “Shpresojmë që presidenti Trump të vijojë përpjekjet e sinqerta për një zgjidhje të krizës në Ukrainë dhe që t’u përmbahet parimeve të prezantuara në samitin e Alaskës, të hartuar në bazë të propozimeve amerikane”, ka thënë Lavrov. Reagimi i tij vjen pak ditë pasi Trump sanksionoi dy kompanitë kryesore ruse të naftës dhe gazit, “Rosneft” dhe “Lukoil”, pas refuzimit të Kremlinit për të ndalur luftën në Ukrainë. Të njëjtën ditë, Trump njoftoi edhe anulimin e takimit të dytë me Putin, i planifikuar për në Hungari, me argumentin se nuk do të angazhohej në bisedime të kota, nisur nga refuzimi i presidentit rus për të ndaluar sulmet ndaj fqinjit të saj. Retorika mes dy palëve u ashpërsua edhe me testimin që Moska i bëri një rakete të re, në gjendje të tejkalojë sistemet e mbrojtjes ajrore e që sipas Putin është “unike” në botë BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 21:44 Deputetja e LVV-së: S’kemi mandatar tjetër për kryeministër pos Albin Kurtit 10/28/2025 21:36 Limaj: Edhe fjalimin në Kuvend e kam pasur të përgatitur, me Kurtin i cakërruam gotat 10/28/2025 21:31 Deliu: Ishim të bindur që nuk duhet të hyjmë në bashkëpunim me dikë që i ka sjellë dëme Kosovës

Lini një Përgjigje