Avokati i Popullit, Berisha tregon arsyet se pse PD tërhoqi firmat për kandidatët: E…

Avokati i Popullit, Berisha tregon arsyet se pse PD tërhoqi firmat për kandidatët: E…

Pikat kryesore

  • Avokati i Popullit, Berisha tregon arsyet se pse PD tërhoqi firmat për kandidatët: E vërteta është se…
  • Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat, u ndal te debati për Avokatin e Popullit.
  • Ai tha se PD ka tërhequr firmat për kandidatët, përfshi këtu dhe Endri Shabanin i cili ka marrë mbështetjen nga 35 deputetë opozitarë.

Avokati i Popullit, Berisha tregon arsyet se pse PD tërhoqi firmat për kandidatët: E vërteta është se… Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat, u ndal te debati për Avokatin e Popullit. Ai tha se PD ka tërhequr firmat për kandidatët, përfshi këtu dhe Endri Shabanin i cili ka marrë mbështetjen nga 35 deputetë opozitarë. “Ju e patë, se në atë proces u rreshtuan 27 kandidatura. PD mund të ketë dhe të tjerë që kanë marrë firma përveç Endri Shabanit. Në mbledhjen e saj që bëri para 4 ditësh, pas kërkesës edhe të socialistëve, që deputeti të ketë të drejtën vetëm për një firmë, vendimi që mori Komisioni i Ligjeve, PD u mblodh dhe përcaktoi kandidaturat që do të mbështeste. Në këto kandidatura nuk figuronte kandidatura e zotit Endri Shabani. PD i hoqi mbështjen zotërisë, dhe ata që kanë firmosur tërhoqën zyrtarisht propozimin. Kjo është e vërteta. Opozitën që duan e ka Edi Rama, por ne jemi opozita që do shqiptarët, e sovranit. Kjo është e drejtë dhe është interes i të gjithëve.”, tha ai. Kuvendi i Shqipërisë do të votojë nesër një nga 6 kandidaturat për Avokatin e Popullit. Emrat pretendentë për Avokat të Popullit janë Adriana Kalaja, Aranita Braho, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj. loading…

Lini një Përgjigje