Një automjet ka rënë pre e flakëve këtë të diel në rrugën "Naser Brahimaj" në Prishtinë. Sipas informacionit të konfirmuar nga Policia e Kosovës, nuk ka pasur raportime për persona të lënduar në këtë incident. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur autoritetet morën njoftimin për zjarrin që kishte përfshirë automjetin. Policia po vazhdon me procedurat e nevojshme për të hetuar shkaqet e zjarrit.
Automjeti përfshihet nga zjarri në Prishtinë, pa të lënduar