Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai e akuzon Kurtin për mosnjohje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për sulme ndaj këtij institucioni. Haradinaj theksoi se, përkundër shkeljeve kushtetuese që ka bërë vetë Kurti dhe partia e tij, ai vazhdon të fajësojë gjyqtarët për situatën e krijuar. Sipas tij, bllokimi i funksionimit të shtetit është një problem që ka një emër: Albin Kurti. Ai gjithashtu kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vendosë për pasojat ligjore që duhet të përballen ata që shkelin Kushtetutën.
Ramush Haradinaj kritikon Albin Kurtin për sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese