Kushtetuta e Kaçanikut, gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Kushtetuta e Kaçanikut, gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, shënoi 35-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar atë si një nga bazat kryesore të shtetësisë së Kosovës. Ai theksoi se në 7 shtator 1990, në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, delegatët e Kuvendit shpallën për herë të parë Kosovën si Republikë, pavarësisht kushteve të vështira të represionit.

Basha nënvizoi se Kushtetuta e Kaçanikut, e cila është e mbështetur në traditën e liridashësisë së popullit shqiptar dhe parimet e demokracisë, përcaktoi qartë se territori i Kosovës është unik dhe i pandashëm. Ai e përshkroi këtë dokument si një transformim të parullave të demonstratave të vitit 1981 “Kosova Republikë” në një realitet politik, duke e paraprirë referendumin e vitit 1991 dhe lëvizjen paqësore që pasoi, e cila kulmoi në luftën çlirimtare të UÇK-së dhe shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Në postimin e tij në Facebook, Basha nderoi gjithashtu profesorët Gazmend Zajmi, Kurtesh Saliu, Ejup Statovci, Ismet Salihu, Fatmir Fehmiu, Halit Muharremi dhe Riza Smakën, të cilët kontribuan në hartimin e Kushtetutës, si dhe delegatët që me guxim morën pjesë në këtë ngjarje historike.

Lini një Përgjigje