As Krasniqi s’e kundërshton pranimin e dëshmisë së Clark, mbrojtjes së tij i duhen 45…

As Krasniqi s’e kundërshton pranimin e dëshmisë së Clark, mbrojtjes së tij i duhen 45…

Pikat kryesore

  • Përveç kësaj, në njoftim thuhet se këtë kohë të parashikuar do ta rishikojnë kur të është e nevojshme për çka edhe do të njoftohen palët.
  • “Mbrojtja vlerëson se do të kërkojë 45 minuta për kundërpyetjen e 1DW-007.
  • Mbrojtja do të përpiqet të rishikojë vlerësimin e saj kur është e nevojshme dhe do t’i njoftojë palët dhe Panelin për çdo rishikim të tillë”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes së Krasniqit.

Ngjashëm sikur mbrojtja e Rexhep Selimit, edhe ajo e Jakup Krasniqit ka treguar se nuk e kundërshtojnë pranimin e dëshmisë së Wesley Clark në prova materiale, i cili pritet të dëshmojë në këtë gjykim si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit. Përveç kësaj, mbrojtja e Krasniqit e përfaqësuar nga avokatja Venkateswari Alagendra ka njoftuar se i duhen 45 minuta për kundërpyetjet e tyre kur dëshmitari të jetë i pranishëm për dëshmi në sallën e gjyqit, raporton “Betimi për Drejtësi“. Përveç kësaj, në njoftim thuhet se këtë kohë të parashikuar do ta rishikojnë kur të është e nevojshme për çka edhe do të njoftohen palët. “Mbrojtja vlerëson se do të kërkojë 45 minuta për kundërpyetjen e 1DW-007. Mbrojtja do të përpiqet të rishikojë vlerësimin e saj kur është e nevojshme dhe do t’i njoftojë palët dhe Panelin për çdo rishikim të tillë”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes së Krasniqit. Ndryshe, as Prokuroria dhe as mbrojtja e Rexhep Selimit nuk kanë pasur kundërshtim për kërkesën e mbrojtjes së Thaçit lidhur me këtë dëshmitar. Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës. “Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht. Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Lini një Përgjigje