Pikat kryesore
- Ish banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Artan Kola ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku rrëfeu gjithçka pas daljes, duke hedhur edhe akuza ndaj banorëve, të cilët refuzoi t’i takonte.
- Mes tyre, permendi edhe Rogertin, qe mesa duket e njeh edhe nga jashte.
- Rogerti për shembull punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz.
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Artan Kola, ka bërë një dalje të fortë publike këtë të premte në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku nuk ka kursyer asnjë detaj nga eksperienca e tij në reality show-n më të ndjekur në vend.
Me tone të drejtpërdrejta dhe pa filtra, Kola ka rrëfyer për herë të parë gjithçka ndodhi pas daljes nga shtëpia, duke hedhur akuza të rënda ndaj disa prej ish-banorëve, të cilët, sipas tij, nuk meritonin as një përshëndetje.
“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët,” u shpreh ai, duke shtuar më tej një deklaratë që ka ngritur shumë pikëpyetje në publik. Ai përmendi konkretisht Rogertin, për të cilin pretendoi se e njeh edhe jashtë formatit:
“Rogerti punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe i luante në bixhoz. Prandaj iku. Nuk i thashë këto brenda sepse nuk jam unë si ai. Loja për mua ka mbaruar.”
Këto deklarata kanë ndezur menjëherë reagime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje tensionet e forta mes banorëve.
Artani tregoi gjithashtu se vendimi i tij për të mos takuar asnjë nga ish-banorët pas daljes ishte i vetëdijshëm dhe i menduar mirë:
“Kur dola, më thanë ‘bravo të qoftë që nuk ia dhe dorën askujt’.”
Por përtej polemikave, ai ndau edhe një anë më personale dhe të ndjeshme të eksperiencës së tij. Sipas tij, pjesëmarrja në Big Brother nuk ka ndikuar vetëm tek ai, por edhe tek familja:
“Gruan e gjeta të traumatizuar. Big Brother për të ishte një tjetër realitet, me akuza dhe presion. I kisha thënë para se të futesha: mund të dalin edhe gjëra të shëmtuara.”
Ai pranoi se gjatë jetës së tij ka bërë gabime, duke përmendur situata konkrete:
“Kam shkuar në një dasmë, kam marrë 2 mijë euro dhe kam fshehur 500, ose i kam luajtur në bixhoz.”
Në fund, Kola theksoi se karakteri i tij i drejtpërdrejtë ka qenë një nga arsyet kryesore pse është penalizuar si në jetë, ashtu edhe në lojë:
“E keqja ime është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithë jetën.”
Deklaratat e tij pritet të sjellin reagime të forta nga personazhet e përfshirë, ndërsa publiku mbetet në pritje të një “kundërpërgjigjeje” që mund të ndezë sërish debatin.