E bujshme/ Ish-finalisti i BBVA 5 merr ftesë për të qenë pjesë e Ferma VIP?

E bujshme/ Ish-finalisti i BBVA 5 merr ftesë për të qenë pjesë e Ferma VIP?

Pikat kryesore

  • Një foto po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Mateo Borri, ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, shihet me një zarf të “Ferma VIP” në dorë.
  • Ky imazh ka ndezur menjëherë thashethemet se ai mund të jetë konkurrenti më i ri i fermës më të famshme në Shqipëri.
  • Sipas një bisede që po qarkullon gjithashtu në rrjet, pretendohet se Mateo i ka konfirmuar një prej fansave të tij se ka marrë ftesën zyrtare për të qenë pjesë e këtij formati.

Një foto po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Mateo Borri, ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, shihet me një zarf të “Ferma VIP” në dorë. Ky imazh ka ndezur menjëherë thashethemet se ai mund të jetë konkurrenti më i ri i fermës më të famshme në Shqipëri. Sipas një bisede që po qarkullon gjithashtu në rrjet, pretendohet se Mateo i ka konfirmuar një prej fansave të tij se ka marrë ftesën zyrtare për të qenë pjesë e këtij formati. Por, si qëndron e vërteta? Për të gjithë ata që u emociuan nga ky lajm, na vjen keq t’ju njoftojmë se ky është një mashtrim (fake news). Pas një verifikimi të imazhit, rezulton se fotoja e Mateos me zarfin në duar nuk është reale, por është krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Pra, shkurt e saktë: Mateo e ka mbyllur kapitullin me reality show-t, të pakten për këtë vit, dhe ky “lajm” është thjesht një tentativë për të krijuar zhurmë në rrjet.

Lini një Përgjigje