Analiza e REL: A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet…

Analiza e REL: A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet…

Pikat kryesore

  • Analiza e REL: A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?
  • Ai ka shtuar se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se qëndrimi i tij ndaj Serbisë ka qenë tepër rigoroz.
  • Qeveria e tij, qysh në vitin e kaluar, ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, me arsyetimin se ato kanë qenë paralele dhe të paligjshme.

Analiza e REL: A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA? Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk lidhet vetëm me çështjen e Listës Serbe dhe raportet me Serbinë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri. Politikologu serb, Ognjen Gogiq, beson gjithashtu se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” të autoriteteve të Kosovës janë arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe shton se diplomatët amerikanë kanë paralajmëruar disa herë se Kosova, për shkak të këtyre veprimeve, po rrezikon bashkëpunimin e ndërsjellë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 11 dhjetor se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira dhe se mospajtimet lidhen kryesisht me Serbinë dhe strukturat e saj, e kurrë me çështje dypalëshe. Ai ka shtuar se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se qëndrimi i tij ndaj Serbisë ka qenë tepër rigoroz. Qeveria e tij, qysh në vitin e kaluar, ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, me arsyetimin se ato kanë qenë paralele dhe të paligjshme. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e komunitetit serb, por edhe kritika të ashpra nga vendet perëndimore, për shkak se, siç është thënë, nuk është ofruar një zgjidhje alternative për sigurimin e shërbimeve për qytetarët. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për t’i komentuar pretendimet e Kurtit, por nuk ka marrë përgjigje. Muhaxhiri vlerëson se është naive të besohet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat “i tejkalojnë klasifikimet tipike politike, për shkak të ndikimit jetik që SHBA-ja ka pasur në të kaluarën e afërt të Kosovës”, mund të reduktohen në “një shpjegim të thjeshtuar ditor politik për një situatë praktikisht joekzistente”. Në shtator të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar përkohësisht këtë proces me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë. Dialogu strategjik ka pasur qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, por veprimet e Kurtit janë parë si pengesë për përparim. A ka çështje të tjera të hapura? Muhaxhiri thekson se Kurti, për vite me radhë, ka qenë “kritik shumë i ashpër i mënyrës se si politikanët kosovarë janë sjellë ndaj Shteteve të Bashkuara”, duke i akuzuar ata për “nënshtrim pa dinjitet”. Pasi ka marrë pushtetin, thotë Muhaxhiri, Kurti e ka bërë të qartë se ky raport do të ndryshojë dhe do të bazohet në reciprocitet dhe barazi. “Me ndryshimin e kësaj dinamike të marrëdhënieve të pushtetit, ai ka projektuar zbatimin e strategjive më sovrane të Kosovës dhe vendimmarrje më autonome, duke e futur vendin në një lloj faze ‘post-amerikane’, ku Uashingtoni nuk mund të llogarisë gjithmonë automatikisht në ‘po’-në e Kosovës. Gogiq thotë se, në teori, është e mundur që Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione individuale ndaj personave që “ua komplikojnë gjërat në Ballkan”. “Për Kosovën, një ndëshkim i mjaftueshëm është edhe fakti që SHBA-ja po e zvogëlon interesimin për këtë vend. Kosova vështirë se mund të funksionojë pa mbështetjen e SHBA-së”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë. Ai kujton se SHBA-ja, para zgjedhjeve lokale në Kosovë, e ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje, të udhëhequr nga Kurti, që të mos përpiqet ta eliminojë Listën Serbe nga gara zgjedhore. Prandaj, këto marrëdhënie janë mjaft të dëmtuara”, vlerëson Gogiq, duke shtuar se tani do të jetë e vështirë për Kosovën t’i përmirësojë ato. Në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kosova përmendet vetëm në kapitullin e “parimeve” si një nga sukseset e presidentit amerikan, Donald Trump, në arritjen e paqes mes saj dhe Serbisë. Por, në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare theksohet se Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një “hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve” dhe bëhet thirrje për zbatimin e saj. Po ashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, bazuar në njohjen reciproke. A është Lista Serbe pengesë në marrëdhëniet me SHBA-në? Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizionin lokal, Kanal 10, se Qeveria e tij nuk mund ta Listën Serbe organizatë terroriste, sepse këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë. Një polic është vrarë në këtë sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Kurti ka kujtuar se organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë terroriste, por se partnerët perëndimorë, sipas tij, kanë refuzuar t’i të tilla. Muhaxhiri thekson se Lista Serbe nuk mund t’i përcaktojë vetë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së apo vendeve të tjera perëndimore. Sipas tij, ajo shërben më shumë si “mbulesë për të larguar vëmendjen nga problemet reale që fshihen nën këtë diskurs”. “Është mirë e ditur beteja e Kurtit ndaj Listës Serbe që është kryesisht performative dhe simbolike, sepse i mungojnë të gjitha elementet e nevojshme të seriozitetit institucional. Të gjitha këto shërbejnë vetëm për të mobilizuar pjesën më radikale të elektoratit të tij, sidomos në realitetin virtual të rrjeteve sociale. Nëse ideja e tij do të ishte reale, qasja do të ishte krejtësisht ndryshe”, vlerëson Muhaxhiri. Ai përfundon se të gjitha veprimet e Kurtit ndaj Listës Serbe apo Beogradit hyjnë në kuadrin e “lojërave politike propagandistike” dhe se ndikimi i tyre do të mbetet vetëm në këtë nivel. loading…

Lini një Përgjigje