Pikat kryesore
- Gjykata e Shkodrës ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” për dy të rinjtë, Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç.
- Ata janë të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, në qytetin e Shkodrës.
- Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit të dy të rinjve dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa gjykata i la “detyrim paraqitje”.
Gjykata e Shkodrës ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” për dy të rinjtë, Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç. Ata janë të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, në qytetin e Shkodrës. Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit të dy të rinjve dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa gjykata i la “detyrim paraqitje”. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se sherri ka nisur fillimisht me përplasje të dhunshme fizike e më pas është përshkallëzuar me përdorimin e thikës. Dy vëllezërit e plagosur u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se adoleshentët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe bashkë me prokurorinë po punon për dokumentimin e plotë të rastit. Kjo ngjarje në Shkodër vjen pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës ku një 15 vjeçar humbi jetën pas goditjes me thikë nga një bashkëmoshatar./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet iCloud/ Linda Rama: Teknologjia, një formë pushteti DigitAlb, oferta për festa/ Paketa premium, ulje çmimi deri në 35 përqind. Dy kanalet e Big Brother, transmetim falas Rama me fermerët në Elbasan: Andis Sallën e kërkova ministër në Tiranë, por i kam thënë që të vijë t’iu dëgjojë këtu