Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Alba Pollozhani, ka reaguar ndaj spekulimeve mbi një shtatzëni të mundshme që qarkulluan gjatë kohës së saj në reality show. Në një intervistë televizive, ajo e quajti këtë informacion të pavërtetë dhe theksoi se, nëse do të kishte ndodhur një ngjarje e tillë, do ta kishte pranuar pa hezitim. “Nëse do ishte e vërtetë, unë do ta kisha pranuar sepse nuk mund të mohoj diçka të bukur,” shprehet Alba. Ajo gjithashtu ndau përvojën e saj pas daljes nga formati, duke theksuar se përjetoi emocione të shumta dhe se ishte e vështirë të jepte shpjegime për thashethemet. “Ka qenë një fazë me shumë emocione të larta… sado i fortë të jesh, je konfuz me çdo gjë që ndodh përjashta,” përfundoi ish-fermerja, duke sqaruar situatën për publikun dhe duke i dhënë fund spekulimeve.
Alba Pollozhani sqaron aludimet për shtatzëni të pavërteta