Aktorja katalanase Úrsula Corberó, e njohur për rolin e saj si "Tokyo" në serialin e njohur "Money Heist", ka ndarë një lajm të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín. “Kjo nuk është inteligjencë artificiale”, shkroi Corberó në postimin e saj, duke shprehur gëzim dhe emocion me simbole të ndryshme, ndërsa reagimet pozitive nga fansat nuk kanë munguar, duke arritur mijëra pëlqime brenda disa minutash. Çifti ka filluar lidhjen e tyre në vitin 2015, pas takimit gjatë xhirimeve të serialit "La Embajada". Historia e dashurisë së tyre ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, me shumë admirues që i konsiderojnë si një nga çiftet më tërheqëse të kinemasë hispanike. Lajmi i shtatzënisë është pritur me urime dhe komente pozitive, duke u bërë një nga temat kryesore të bisedave në mediat sociale.
Tokyo: Úrsula Corberó njofton shtatzëninë e saj të parë