Alarm për gaz në Akërni/ Agjencia e Burimeve Natyrore nis verifikimin në terren

Alarm për gaz në Akërni/ Agjencia e Burimeve Natyrore nis verifikimin në terren

Pikat kryesore

  • Në zonën e pyllit të hidrovorit në Akërni u vendos kjo tabelë paralajmëruese.
  • Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore mbërritën në Vlorë për të verifikuar nga afër situatës.
  • Zyrtarisht, ky institucion thotë se nuk ka dhënë asnjë leje për shpime në këtë zonë.

Në zonën e pyllit të hidrovorit në Akërni u vendos kjo tabelë paralajmëruese. Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore mbërritën në Vlorë për të verifikuar nga afër situatës. Zyrtarisht, ky institucion thotë se nuk ka dhënë asnjë leje për shpime në këtë zonë. Punimet dhe shpimet e firmës private kanë konstatuar prani gazi në vijën bregdetare të zonës së Hidrovorit. Prej disa ditësh tashmë, në vendin e ngjarjes është vendosur shiriti rrethues, ndërsa sonda e shpimit ka arritur në thellësinë deri në 70 metra. Situata mbetet ende në verifikim, ndërsa specialistët e agjencisë kombëtare të burimeve natyrore pritet të përcaktojnë me saktësi burimin e pranisë së gazit në zonë. Ndërkohë, një grup pune do të mbajë në monitorim situatën edhe në ditët në vijim, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për banorët dhe zonën përreth. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! News Line me Rovena Neziri, (30/04/2026) Ngec ekonomia e Eurozonës/ Lufta ndikon rritjen, zgjerohet me vetëm 0.1 përqind FED nuk ndryshon normat e interesit/ Por sinjalizon lehtësim të politikës monetare në vijim

Lini një Përgjigje