Pikat kryesore
- Aksident në në aksin Lushnjë-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është shënuar mesditën e kësaj të marte në aksin nacional Lushnjë–Berat.
- Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kashtbardhë, ku janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen”, një “Benz” dhe një “Ford”.
- Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira.
Aksident në në aksin Lushnjë-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është shënuar mesditën e kësaj të marte në aksin nacional Lushnjë–Berat. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kashtbardhë, ku janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen”, një “Benz” dhe një “Ford”. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira. Sipas të dhënave paraprake të Policisë Rrugore, automjeti tip “VW”, i cili vinte nga Kashtbardha, ka prerë rrugën e “Benz”-it. Si pasojë e përplasjes, “Benz”-i ka kaluar në korsinë e kundërt, ku është përplasur me automjetin tip “Ford”. Shërbimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer procedurat e nevojshme dhe duke disiplinuar trafikun, i cili për pak minuta u rëndua në këtë segment rrugor. Ky aks rrugor vjen vetëm dy ditë pas një tjetër përplasjeje në të njëjtin aks, e cila përfundoi me dy persona të lënduar rëndë, duke rikthyer vëmendjen te problematika e sigurisë rrugore në këtë zonë. loading…