Thyen heshtjen Flaura Kureta: Udhëtimi nis me pianon, por skena më jep ndjesinë e…

Thyen heshtjen Flaura Kureta: Udhëtimi nis me pianon, por skena më jep ndjesinë e…

Pikat kryesore

  • Aktorja Flaura Kureta thyen heshtjen në një bisedë në “Pas Mesnate”, duke ndarë me publikun jo vetëm rrugëtimin e saj artistik, por edhe copëza intime nga jeta private.
  • Muzika ishte dashuria e parë, ajo që i hapi dyert e botës së bukurës.
  • “Dashurinë për artin dhe estetikën ma ka ushqyer mamaja ime”, rrëfen Flaura, duke kujtuar fillesat dhe mbështetjen familjare që e ka shoqëruar në çdo hap.

Aktorja Flaura Kureta thyen heshtjen në një bisedë në “Pas Mesnate”, duke ndarë me publikun jo vetëm rrugëtimin e saj artistik, por edhe copëza intime nga jeta private. Udhëtimi i saj nis me pianon. Muzika ishte dashuria e parë, ajo që i hapi dyert e botës së bukurës. “Dashurinë për artin dhe estetikën ma ka ushqyer mamaja ime”, rrëfen Flaura, duke kujtuar fillesat dhe mbështetjen familjare që e ka shoqëruar në çdo hap. “Teatri për mua është një dashuri e madhe, që më ka mbushur jetën dhe shpirtin. Është nga ato dashuritë pa kushte. Si aktore asnjëherë nuk e kam dashur famën, po kam dëshiruar shkëlqimin në skenë, pas interpretimit të rolit. Aty të mbesë tea jo kutia magjike” thotë ajo. “Në skenë jap gjithçka, pa kursim. Aty jam e tëra unë”, shprehet aktorja, e cila ka spikatur si në role komike ashtu edhe në ato dramatike. Flaura thotë se e konsideron veten me fat që ka ndarë skenën me emra të mëdhenj të teatrit shqiptar. “Është fat të luash krah Ndrenikës, Arbanes dhe Seles. Janë njerëz të thjeshtë në madhështinë e tyre, të japin siguri dhe të mësojnë pa e kuptuar”, thotë ajo me mirënjohje. Një rol të veçantë në formimin e saj ka pasur edhe bashkëpunimi me regjisorë të mëdhenj ku nënvizon te ata, rëndësinë e besimit dhe vizionit artistik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! ”The Sun”: Një fluturim njëditor turistik në Shqipëri kushton më lirë sesa një shfaqje teatrore në Londër “Kolltuku”, premiera në 22 Tetor. Filmi homazh për Naun Shundin Festivali teatror “Skampa”/ Elbasan, edicioni i 27-të mbledh trupa ndërkombëtare

Lini një Përgjigje