Pikat kryesore
- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar Ura.
- Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona.
- Dy prej të lënduarve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar Ura. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona. Dy prej të lënduarve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat Europa e taksave të çmendura, këto janë vendet ku paga përgjysmohet para se të hyjë në bankë Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbështetje politike për Gjykatën Speciale të Ukrainës