Pikat kryesore
- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Balldren-Torovicë, në Lezhë.
- Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.
- Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtatzënë, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Balldren-Torovicë, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtatzënë, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.