Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas tre fëmijë, dy prej tyre humbin jetën! Tjetri…

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas tre fëmijë, dy prej tyre humbin jetën! Tjetri…

Pikat kryesore

  • Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Kënetës, në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 8–13 vjeç.
  • Sipas informacioneve paraprake, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tjetri, i moshës 8-vjeçare, është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
  • Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur në lagje, ku automjeti që lëvizte me shpejtësi i ka përplasur.

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Kënetës, në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 8–13 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tjetri, i moshës 8-vjeçare, është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur në lagje, ku automjeti që lëvizte me shpejtësi i ka përplasur. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit. Pritet një reagim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.

Lini një Përgjigje