Agim Veliu për rënien e LDK-së në zgjedhje: Dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe…

Agim Veliu për rënien e LDK-së në zgjedhje: Dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe…

Pikat kryesore

  • Agim Veliu ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit për LDK-në, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë nga qytetarët që kërkon reflektim dhe përgjegjësi politike, raporton GazetaBlic.
  • Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë, Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet.
  • Ky është një mesazh nga qytetarët dhe mesazhe të tilla kërkojnë reflektim të thellë dhe përgjegjësi politike.

Agim Veliu ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit për LDK-në, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë nga qytetarët që kërkon reflektim dhe përgjegjësi politike, raporton GazetaBlic. Ai theksoi se humbjet e rënda nuk duhet të relativizohen dhe se dorëheqja është akt force dhe pjekurie politike, duke kërkuar analizë të menjëhershme, hapje të brendshme, demokraci funksionale dhe një proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet brenda partisë. Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë, Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet. Ky është një mesazh nga qytetarët dhe mesazhe të tilla kërkojnë reflektim të thellë dhe përgjegjësi politike. Si kontribues i LDK-së, ndjej obligim moral dhe politik të them se humbjet e rënda nuk mund të relativizohen, as të kalohen me heshtje. Në demokraci, përgjegjësia është parakusht për besim, ndërsa dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike. Prandaj: dera është e hapur! Vetëm duke hapur rrugë për ndryshim mund ta rikthejmë besimin e humbur dhe të përgatitemi për sfidat e ardhshme. Koha kërkon vendime të guximshme, jo mbrojtje asaj që nuk mbrohet, jo mbajtje të status quo-së. LDK-së i duhen fitues në ekipin e saj, e jo kandidat të përhershëm! Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 11:58 Agim Veliu për rënien e LDK-së në zgjedhje: Dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike 01/11/2026 11:53 Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale 01/11/2026 11:32 Ky është afaristi i njohur i cili po raportohet se u plagos sot në Pejë

Lini një Përgjigje