Pikat kryesore
- Videon në të cilën Fahri Balliu shfaqet duke kërkuar dhe finalizuar favore në zyrën e Priftit, ndonëse e papublikuar, nuk është edhe aq sekret.
- Vidoja është parë nga një rreth i ngushtë gazetarësh dhe politikanësh.
Duke pasur kohë të lirë në burg dhe disi i harruar nga aleati i tij Sali Berisha, Ilir Meta befas i është rikthyer pas 15 vitesh videos ku shfaqej me zë dhe figurë duke bërë pazar me pasuritë publike në zyrën e Dritan Prifit. Të vërtetën e videos me bllokun e zi të pazareve në dorë, që shënjoi fundin e tij moral si politikan, Meta e veshi me një mjegull konspirative, në përpjekje për t’ia mbivendosur historisë degraduese të ekspertimit të Ermal Beqirit, i cili e videon montazh (ndryshe nga eskpertiza e FBI), ekzpozimin e darkës me Berishën një natë para vendimit të Gjykatës së Lartë, ndikimit të Berishës tek kolegji penal që u tret nga Vetingu etj. I vetmi mister, konspiracion dhe më konkretisht të vetmet video që nuk ka parë publiku, janë ato të Fahri Balliut dhe Shkëlzen Berishës duke bërë pazare, ashtu si Meta, në zyrën e Dritan Priftit, asokohe ministër ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Videon në të cilën Fahri Balliu shfaqet duke kërkuar dhe finalizuar favore në zyrën e Priftit, ndonëse e papublikuar, nuk është edhe aq sekret. Vidoja është parë nga një rreth i ngushtë gazetarësh dhe politikanësh.