Pikat kryesore
- Mero Baze ngriti dje një shqetësim publik mbi ndryshimin e akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake në çështjen e ashtuquajtur “Sterilizimi”, në raport me akuzën fillestare të prokurorisë.
- Ky fakt është i dokumentuar me shkresa zyrtare nën administrim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
- Në vitin 2017, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, u vendos një filtër thelbësor: rifillimi i një çështjeje të pushuar nuk është më kompetencë e prokurorit.
Mero Baze ngriti dje një shqetësim publik mbi ndryshimin e akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake në çështjen e ashtuquajtur “Sterilizimi”, në raport me akuzën fillestare të prokurorisë. Por përtej debatit mbi rëndimin apo riformulimin e akuzës, ekziston një pyetje më themelore, që paraprinë çdo diskutim tjetër: Gjatë ushtrimit të funksionit tim si nënkryetar i komisionit hetimor parlamentar për çështjen e “Sterilizimit”, u konstatua me dokumente zyrtare se kjo çështje ishte hetuar dhe pushuar dy herë: • një herë nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda (sot Prokuroria e Posaçme). Ky fakt është i dokumentuar me shkresa zyrtare nën administrim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në vitin 2017, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, u vendos një filtër thelbësor: rifillimi i një çështjeje të pushuar nuk është më kompetencë e prokurorit. Asnjë dispozitë tranzitore madje për të justifikuar ndonjë përjashtim. Ai kërkon autorizim gjyqësor përmes revokimit të vendimit të mëparshëm të pushimit nga gjyqtari i seancës paraprake. Ligji është i qartë: Pa një vendim gjyqësor revokimi, hetimi nuk mund të rifillojë. Përgjigjja zyrtare nga të dyja gjykatat ishte e qartë: Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor revokimi. Fakt ky që tregon se procedimi penal është rifilluar pa autorizimin e kërkuar nga ligji. Në një shtet të së drejtës, kjo nuk është një mangësi formale. Është një cenim themelor i ligjshmërisë së procedimit. Filozofia e reformës procedurale të vitit 2017 ishte pikërisht forcimi i kontrollit gjyqësor mbi veprimtarinë e prokurorisë. Roli i gjyqtarit të seancës paraprake nuk është thjesht formal. Ai është garant i ligjshmërisë së procedimit. A duhet rënduar akuza? A ekziston në mënyrë të ligjshme procedimi? Nëse mungon vendimi i revokimit të pushimit, atëherë diskutimi mbi akuzën as nuk mund të bëhet fare, jo më të rëndohet. Sepse nuk mund të rëndosh juridikisht diçka që nuk duhet të ekzistojë proceduralisht. Një proces i nisur në kundërshtim me një kusht të qartë procedural nuk mund të shpëtohet me interpretim kreativ, me retorikë mediatike, aq më pak në dëm të të akuzuarit. Shteti i së drejtës nuk matet me numrin e personave në paraburgim. As me peshën politike të rastit. As me entuziazmin publik për të damkosur një individ. Ai matet me respektimin rigoroz të procedurës. Nëse ne pranojmë që një procedim penal mund të rifillojë pa autorizimin gjyqësor të kërkuar nga ligji, atëherë kemi rrëzuar shtetin ligjor dhe po vijojmë hareshëm drejt konsolidimit të shtetit gjyqësorë. Ligji është më pak i rëndësishëm se vendimi gjyqësorë.