18 — Pronari i kafenesë në Pogradec ndalon hyrjen e nxënësve: Më mirë një lokal bosh,…

18 — Pronari i kafenesë në Pogradec ndalon hyrjen e nxënësve: Më mirë një lokal bosh,…

Pikat kryesore

  • Në Pogradec, një lokal ka vendosur të ndalojë hyrjen e personave nën 18 vjeç, edhe pse kjo sjell humbje ekonomike.
  • Vendimi i pronarit, Armand Hoxha, synon sensibilizimin dhe mbrojtjen e nxënësve që frekuentojnë gjimnazin ngjitur.
  • Psikologët e kanë vlerësuar nismën, duke kërkuar që ajo të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit.

Në Pogradec, një lokal ka vendosur të ndalojë hyrjen e personave nën 18 vjeç, edhe pse kjo sjell humbje ekonomike. Vendimi i pronarit, Armand Hoxha, synon sensibilizimin dhe mbrojtjen e nxënësve që frekuentojnë gjimnazin ngjitur. Psikologët e kanë vlerësuar nismën, duke kërkuar që ajo të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit. “Ndalohet hyrja e personave nën 18-vjeç”- duket si një vendim ekstem për një biznes që ka si qëllim maksimizimin e fitimit. Por këtë risk e ka marrë Armand Hoxha një pronar lokali në Pogradec ku biznesi i tij ndodhet ngjitur me gjimnazin e qytetit. Ky vendim sjell humbje ekonomike për lokalin, por me e rëndësishme për drejtuesit e këtij lokali është mesazhi sesa paratë e humbura. “Kjo sjell peshë në financat e lokalit pasi çdo individ përkthehet në të ardhura por ne mendojmë më mirë një lokal bosh sesa një shkollë bosh. Po bëjmë sensibiliziem për pronarët e lokaleve të tjerë qe janë vet prindër” Psikologët e kanë mirëpritur dhe vlerësuar vendimin. Menaxheri i lokalit shprehet se nisma duhet të shpërndahet edhe në qytetet e tjera të vendit në mënyrë për të dhëenë mesazhe të qarta.

Lini një Përgjigje