Pikat kryesore
- “Nëse do të ishte në dorën time do ta bëja shumë kohë më parë, por ky nuk është vendim që mund ta marrë unë por presidenti i Ukrainës.
- Nuk e di se kur kjo mund të ndodh por besoj se presidenti i ardhshëm i Ukrainës do ta ketë në dorë çështjen e njohjes së Kosovës”, u shpreh deputeti ukrainas për Klan Kosova.
- Goncharenko thotë se e ka ngritur këtë çështje në Kuvendin ukrainas, mirëpo nuk ka kaluar.
string(104) "deputeti-ukrainas-njohja-e-kosoves-do-te-shqyrtohet-nga-presidenti-i-ardhshem-i-ukraines-jo-nga-zelensky" Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës do të shqyrtohet nga presidenti i ardhshëm i Ukrainës, jo nga Zelensky Deputeti i Kuvendit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se çështjen e njohjes së Kosovës do ta shqyrtojë një president i ardhshëm, dhe jo Volodymyr Zelensky. “Nëse do të ishte në dorën time do ta bëja shumë kohë më parë, por ky nuk është vendim që mund ta marrë unë por presidenti i Ukrainës. Nuk e di se kur kjo mund të ndodh por besoj se presidenti i ardhshëm i Ukrainës do ta ketë në dorë çështjen e njohjes së Kosovës”, u shpreh deputeti ukrainas për Klan Kosova. Goncharenko thotë se e ka ngritur këtë çështje në Kuvendin ukrainas, mirëpo nuk ka kaluar. Megjithatë, ai është i mendimit se “herët a vonë” një gjë e tillë do të ndodhë. “Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur tani që po flasim. E kam dërguar këtë çështje edhe në Parlamentin e Ukrainës dhe fatkeqësisht nuk ka kaluar, por besoj se herët a vonë Ukraina do ta njohë shtetin e Kosovës, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe e dimë se çfarë përkrahje kemi pasur nga Kosova gjatë pushtimit rus në vendin tonë, kjo është situata për momentin”, deklaroi Goncharenko. Dënohet i riu që lëshoi këngën “Kosova është Serbi” në Ditën e Fitores së Kroacisë Ilir Ferati pritet nga banorët e fshatit Muzhevinë: Besimi i tyre në LDK’së është i bazuar mbi punën Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës do të shqyrtohet nga presidenti i ardhshëm i Ukrainës, jo nga Zelensky Memli Krasniqi në Suharekë: E pamë qartë që shpresa s’është vetëm fjalë këtu, Dardan Berisha zëri i brezit të ri Prokuroria Speciale njofton se as Simiç as Peroviq s’po hetohen për sulmin terrorist në Banjskë Zona pranë QKUK-së bëhet park, Përparim Rama: Hapësirën publike po ua kthejmë qytetarëve