Shkëndija e Tetovës ka fituar duelin e mbetur ndaj Rabotniçkit me rezultat 1:0 e vlefshme për Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Golin e vetëm të kësaj ndeshje dhe të fitores për skuadrën tetovare e shënoi Tamba në minutën e 70-të, duke vulosur fatin e këtij takimi. Kujtojmë se ky takim duhej të luhej në javën e fundit të muajit gusht, por e njejta u shty me kërkesë të Rabotniçkit. Me këtë fitore Shkëndija ngjitet në vendin e tretë në renditjen tabelare me 17 pikë, dy më pak se Struga dhe Vardari. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,
1 — Shkëndija fiton ndaj Rabotniçkit, ngjitet në vendin e tretë