Përpara se Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa të hynte në selinë e OKB-së për të mbajtur fjalimin e tij, ai ndaloi për një moment për të përshëndetur mbështetësit e tij që janë mbledhur në Nju Jork. Sipas mediave të huaja, ata brohoritën me zë të lartë për të dhe valëvitën flamujt e tyre sirianë në shenjë krenarie kombëtare. Hoda Kasem, 53 vjeçe nga Virxhinia Perëndimore, tha se ndihej vërtet krenare që kishte presidentin e ri sirian në Shtetet e Bashkuara. Ajo shtoi se ndjeu sikur zërat e tyre po dëgjoheshin pasi kishin mbijetuar nga regjimi i Asadit. “Kaluam shumë dhe është një fitore, është drejtësi ta shohim këtu,” tha ajo për mediat, shkruan A2 CNN. Ajo tha se dëshiron që ai të deklarojë në fjalimin e tij se Siria është për të gjithë sirianët dhe se ata qëndrojnë të bashkuar. Zeina Alshahrouh, 19 vjeç, ishte atje me motrën dhe babanë e saj, po aq të emocionuara. Ajo tha se dëshiron të vazhdojë ta shohë al-Sharaa-n t’i japë përparësi ndërtimit të marrëdhënieve me vendet e tjera. Siç e përmendëm më parë, udhëheqësi sirian e ka transformuar plotësisht imazhin e tij dhe kjo është një provë tjetër për këtë. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,
Nju Jork shpall Sirianët jashtë selisë së OKB: Është një fitore të shohim Presidentin…