Këshilli Bashkiak shpall “Tirana ka nevojë për kryetar”, Rama: i hapi rrugë zgjedhjeve të…

Këshilli Bashkiak shpall “Tirana ka nevojë për kryetar”, Rama: i hapi rrugë zgjedhjeve të…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të mërkure ministrat dhe deputetët, ku është shprehur se Tirana ka nevojë për një kryetar të ri. Ai theksoi se vendimi i Këshillit dje i ka hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve në bashkinë më të madhe të vendit. “Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të debatueshëm në raport me Veliajn, por të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqytetit të Shqipërisë. Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për bashkinë Tiranë”. “Janë llomotitur shumë gjëra me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi, as me ata të cilët e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë vë votimin e programit pasi i ndalohet të paraqesë programin e kuvendit. Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur”, është shprehur tutje Rama./abcnews.al Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,

Lini një Përgjigje