
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, ku sipas njoftimit zyrtar nga policia, ka marrë flakë kabina e transformatorit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëse është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të flakëve. Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur që ngrihet nga kabina elektrike, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
👉 Ndiqni VIDEON nga vendngjarja më poshtë.