Pikat kryesore
- DURRËS- Disa autobusë të vjetër, jashtë përdorimit, të parkuar në zonën e Fllakës në Durrës janë përfshirë nga flakët.
- Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
- Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve në zonë.
DURRËS- Disa autobusë të vjetër, jashtë përdorimit, të parkuar në zonën e Fllakës në Durrës janë përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve në zonë. Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e rastit. “Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”, njoftoi policia. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shkaktoi aksident në gjendje të dehur dhe ishte në kërkim, arrestohet 32-vjeçari në Sukth VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një azil në Filadelfia, të paktën dy viktima