Pikat kryesore
- SHQIPËRI- 5.6 miliardë euro është vlera e transaksioneve në monedhën europiane në Shqipëri deri në fund të nëntorit.
- Kjo tregon se qarkullimi i monedhës europiane ka vijuar të shënoj rekord në ekonominë shqiptare.
- Janë 5.6 miliardë euro të cilat janë transferuar nëpërmjet sistemit AIPS në periudhën janar-nëntor të këtij viti ndërsa numri i transaksioneve rezultoi 357 mijë.
SHQIPËRI- 5.6 miliardë euro është vlera e transaksioneve në monedhën europiane në Shqipëri deri në fund të nëntorit. Kjo tregon se qarkullimi i monedhës europiane ka vijuar të shënoj rekord në ekonominë shqiptare. Janë 5.6 miliardë euro të cilat janë transferuar nëpërmjet sistemit AIPS në periudhën janar-nëntor të këtij viti ndërsa numri i transaksioneve rezultoi 357 mijë. Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja rezulton 21% më shumë veprime dhe 19% më shumë në vlerë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar dhe nëse e krahasojmë me vitin 2024 rezulton se në vlerë e numër është tejkaluar niveli i trasaksioneve të kryera përgjatë gjithë vitit . Në 2024 vlera e transaksioneve të realizuara në sistemin Aips ishte 5.2 miliardë euro. Rritja e numrit të transaksioneve tregon se bizneset dhe qytetarët po përdorin më shumë sistemet bankare për lëvizje parash duke shmangur Cash-in çka ndikon në uljen e informalitetin në ekonomi. Por gjithashtu kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme. Aktualisht euro po këmbehet me rreth 96 lekë ose niveli më i ulët i regjistruar përgjatë gjithë vitit. Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit. Banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit gjatë 2025 duke e rritur nivelin me 100 milionë euro përgjatë vitit të ardhshëm. Me anë të një vendimi Banka e Shqipërisë uli komisionet për transaksionet që kryhen me AIPS EURO. Sistemi AIPS-EURO përdoret nga qeveria për të shlyer borxhin e jashtëm, nga bizneset e mëdha për të shlyer fatura por edhe transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash si në rastet e blerjes së pasurive të paluajtshme./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! SHBA, ligj për Ballkanin/ Prezantohet në Kongres, synon forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit Greqi, katër alpinistë humbasin jetën pas një orteku të befasishëm