Probleme me tokat në disa bashki”, Avokati i Popullit raporton në Kuvend

Probleme me tokat në disa bashki”, Avokati i Popullit raporton në Kuvend

Pikat kryesore

  • Nga Veriu, Tiranë e Jug, kudo probleme me regjistrimin, legalizimin dhe kompensimin e pronave.
  • Avokati i Popullit, Endrit Shabani, raportoi në Kuvend mbi qytetet ku problemet me të drejtën e pronës janë më të theksuara.
  • Gjithashtu, janë me mijëra vendime për kompensim të ish-pronarëve që ende janë të paregjistruara dhe kjo situatë është njësoj prej gati dy vitesh.

Nga Veriu, Tiranë e Jug, kudo probleme me regjistrimin, legalizimin dhe kompensimin e pronave. Avokati i Popullit, Endrit Shabani, raportoi në Kuvend mbi qytetet ku problemet me të drejtën e pronës janë më të theksuara. “Drejtoritë Vendore të Kadastrës në Shkodër, Vlorë, Lezhë dhe Tirana Veri, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Durrës, si dhe Bashkitë Sarandë, Tiranë e Vlorë janë ndër organet ku janë konstatuar problematikat më të theksuara, që prekin regjistrimin, legalizimin dhe kompensimin e pronës.” tha ai. Gjithashtu, janë me mijëra vendime për kompensim të ish-pronarëve që ende janë të paregjistruara dhe kjo situatë është njësoj prej gati dy vitesh. “Rreth 27.023 vendime për kompensimin e ish-pronarëve mbeten të paregjistruara, pa asnjë ndryshim nga viti 2024, ndërsa shtyrja e afateve deri në vitet 2027 dhe 2028 nuk u shoqërua me masa konkrete.” u shpreh Shabani. Shifra shqetësuese Shabani raportoi edhe për gjendjen e të paraburgosurve. “Shqipëria mban një rekord evropian shqetësues. Nga 5.029 personat në sistemin penitenciar, rreth 2.858, ose 56,8%, janë të paraburgosur pa një vendim të formës së prerë. Mesatarja evropiane është rreth 25 deri në 30%.” shtoi ai. Në raportimin e tij për 2025, Avokati i Popullit u shpreh edhe për dosjet që presin kohë të gjatë shqyrtimi në gjykatat e vendit./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nisma për fëmijët/ Avokati i Popullit mbledh firmat, për ligjin e ri Mbipopullimi në burgje/ Ministri i Drejtësisë: Do përmirësojmë kushtet! Raporti i Avokatit të Popullit: 8 muaj në qeli pa gjyq! Mbipopullim në burgje, 5 duhen mbyllur

Lini një Përgjigje