Ymeri: Importi nga Serbia aty-aty me atë nga Shqipëria Instituti GAP ka publikuar një

Ymeri: Importi nga Serbia aty-aty me atë nga Shqipëria Instituti GAP ka publikuar një

Pikat kryesore

  • Instituti GAP ka publikuar një raport mbi të cilën thotë se gjatë 2025-ës u importuan 7 miliardë euro.
  • E për këtë deputetja e LDK-së, Janina Ymeri thotë se importi nga Serbia është aty aty me atë nga Shqipëria.
  • Por kjo tani kur je në pushtet nuk është me rëndësi përderisa në derë dogane merren pagesat edhe bëhen transfer 100-she.

Instituti GAP ka publikuar një raport mbi të cilën thotë se gjatë 2025-ës u importuan 7 miliardë euro. E për këtë deputetja e LDK-së, Janina Ymeri thotë se importi nga Serbia është aty aty me atë nga Shqipëria. “Importi nga Serbia qaty-qaty me atë nga Shqipëria. Por kjo tani kur je në pushtet nuk është me rëndësi përderisa në derë dogane merren pagesat edhe bëhen transfer 100-she. Kjo funksionon me mbajt një ekonomi të gjunjëzuar me subvencione e transfere se jepet përshtypja që paraja po shpërndahet por në fakt neve po na ndalet një pjesë e mirë në kufij, për t’u vendos në rende pastaj me tatim në paga, tatime tjera edhe në fund vijnë 100 Euro. Rriten çmimet e blerjes, kompanitë publike i gëlltisin subvencionet se nuk investohen në rritje, ndërkohë rritet importi edhe cikli përsëritet ndërkohë rinia pa mundësi për jetë se nuk ka investime të mirëfillta largohet”, ka shkruar Ymeri. Më tej ajo shkruan se ekonomia që nis nga Dogana e përfundon në Ministri të Financave nuk është zhvillim. “Të nderuar, ekonomi që nis nga Dogana e përfundon në Ministri të Financave (transfer popullit) nuk është zhvillim, qe besa as harrnim. Kjo strategji është me mbajt popullin ekonomikisht në kontrollë ku dera e doganës jep paranë edhe kabineti qeveritar shpërndan sipas qejfit atë”, përfundon shkrimin ajo. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/13/2026 10:06 Avokatja e njohur kërkon kompensim prej 50 miliardë eurosh për familjet e viktimave në Crans-Montana 01/13/2026 09:50 Rozeta Hajdari del para gjyqit për skandalin me “Rezervat Shtetërore” 01/13/2026 09:45 “Në mes të Ushtrisë më të fuqishme në botë”, Osmani shpërndan pamje nga West Point (VIDEO)

Lini një Përgjigje