Pikat kryesore
Ballisti i kishte çuar peshë serbët në vitin 2014, tash këtë po e bën JualianaNura pas deklaratës në T7 Tifozi më i famshëm shqiptar, Ballisti, i kishte çuar peshë krejt serbët 11 vjet më parë, më saktësisht më 14 tetor 2014, kur e kishte ngritur dronin me flamurin “Autochthonous”, me ç’rast kishte bërë që të ndërpritej loja Serbi – Shqipëri dhe të sulmoheshin futbollistët shqiptarë, për ta fituar më pas lojën Kuqezinjtë me rezultat zyrtar. E tash, rreth një dekadë më pas, serbët janë çartur përsëri. Për t’i hallakatur fqinjët tanë kësaj radhe është përkujdesur influencerja nga Kosova, JualianaNura. Opinionistja e emisionit “Kosova LIVE” në T7, të dielën që shkoi ishte paneliste në emisionin “Favorit”, po ashtu në T7, ku e hodhi “bombën” me një deklaratë të saj. Madje, ajo shkoi edhe më larg duke insistuar se në stadium do të paraqitet e veshur kuq e zi dhe me flamur kombëtar ose të UÇK-së. E këto deklarata i kanë shokuar serbët, me tifozët që kanë nisur me fyerje dhe kërcënime në drejtim të vajzës nga Drenica, e lindur dhe e rritur në Finlandë, e cila njëherësh ka edhe pasaportë angleze pasi ka jetuar një kohë edhe në Londër. E me të kanë nisur të merren edhe mediat serbe, me Telegrafin e atjeshëm që ia bëri një profil bukuroshes kosovare. Ndonëse për momentin personi më i urryer nga tifozët serbë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova është e vendosur të shkojë dhe të jetë e pranishme në mesin e 6,500 tifozëve sa pritet të jenë të pranishëm në stadiumin e Leskovcit në ndeshjen “e nxehtë” mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila po konsiderohet si një finale, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.