Pikat kryesore
Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, bëri homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra brenda ambjenteve të gjykatës së Apelit ndërsa ishte në krye të detyrës. Pas homazheve, Haxhia deklaroi për mediat se kjo ngjarje nuk përfaqëson thjesht vrasjen e një gjyqtari, por të gjithë sistemit të drejtësisë në vend. “Kjo nuk është vrasje e gjyqtarit, por e gjithë sistemit të drejtësisë,” u shpreh ai, duke e cilësuar situatën alarmante dhe duke kërkuar masa drastike për sigurinë në gjykata. Haxhia shtoi se klima e urrejtjes në shoqëri është bërë shqetësuese dhe se për të rikthyer besimin, duhen reflektime të thella nga të gjitha institucionet e drejtësisë. “Iku një njeri, familjar, baba, koleg dhe mik i mirë. Themi shpesh që dikush ishte i mirë, por Astrit Kalaja ishte realisht njeriu më human në sistemin e drejtësisë,” tha Haxhia. Ai ndau gjithashtu edhe shqetësimet e gjyqtarëve pas ngjarjes, duke përmendur një deklaratë të drejtpërdrejtë nga një gjyqtare: “Na kanë nxjerrë në pritë.” Sipas tij, një bojkot i sistemit të drejtësisë nuk duhet parë si qëllim në vetvete, por si një mënyrë për të dhënë alarmin dhe për të kërkuar garanci reale për sigurinë e njerëzve që shërbejnë në institucione. UNI – Universum International College, powered by Arizona State University, ka hapur zyrtarisht Vitin Brendi i njohur Prince Caffe, pjesë e Devolli Corporation, po prezantohet me sukses në edicionin e 30 10/08/2025 11:23 Avokati Maks Haxhia: Nuk u vra vetëm një gjyqtar, por i gjithë sistemi i drejtësisë 10/08/2025 11:16 KQZ: Më 11 tetor përfundon afati i votimit me postë nga jashtë Kosovës 10/08/2025 11:11 Opozita në Shqipëri kërkon “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë në sallën e gjyqit