Zbulim nga jashtë shtëpisë/ Xheneta Fetahu flet për ish-të dashurën e Mateos: “Është po aq romantik edhe në jetën reale”

Xheneta zbulon sekretin e Mateos: Pyeta ish-të dashurën e tij në jetën reale…

Një detaj i ri nga jeta personale e një prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP Albania 5 është bërë publik së fundmi, duke shtuar edhe më shumë interesin e publikut për dinamikat brenda dhe jashtë shtëpisë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka ndarë një rrëfim interesant gjatë rubrikës “Trotuar” në emisionin E Diell, ku zbuloi një bisedë personale me ish-të dashurën e Mateos.

Gjatë ndërhyrjes së saj, Xheneta tregoi se vajza në fjalë është shoqe e saj dhe se kishte qenë në një lidhje me Mateon para hyrjes së tij në reality show. Kurioziteti i saj ka qenë pikërisht për sjelljen e tij romantike, e cila është vënë re shpesh edhe brenda shtëpisë.

“Mund të them një sekret të vogël meqenëse jemi tek Mateo. Një shoqja ime ka qenë në lidhje me të, përpara BBV. E pyeta: a është realisht djalë kaq romantik edhe në jetën reale? Më tha është shumë, shumë romantik edhe në jetën reale…”, u shpreh ajo.

Ky deklarim duket se konfirmon perceptimin që publiku ka krijuar për Mateon gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ku ai është shfaqur shpesh emocional dhe i përkushtuar në raportet e tij, veçanërisht në dinamikën me Brikenën.

Megjithatë, këto detaje vijnë nga burime indirekte dhe mbeten në kuadër të rrëfimeve personale, pa një reagim zyrtar nga vetë banori. Në të njëjtën kohë, zbulime të tilla vazhdojnë të ushqejnë diskutimet në rrjet dhe të ndikojnë në mënyrën se si publiku i percepton marrëdhëniet dhe sjelljet e konkurrentëve brenda lojës.

Ndërsa gara po shkon drejt fazës finale, çdo informacion nga jashtë shtëpisë duket se ka potencialin të ndikojë në narrativën e banorëve dhe në mbështetjen që ata marrin nga publiku.

Lini një Përgjigje