Pikat kryesore
- Në vilën ku sot ndodhet ambasada e Vatikanit në Tiranë, në verën e vitit 1944, kur Shqipëria ishte nën pushtimin gjerman, banonte ministri i jashtëm Eqrem bej Vlora.
- Baxhanaku i tij, Eqrem Libohova, ia kishte dhënë vilën për të jetuar me bashkëshorten dhe dy vajzat për sa kohë ai do jetonte në Tiranë.
- Në një ditë korriku aty ka ndodhur një ngjarje përtej imagjinatës, e denjë për skenar filmi të Hollyëood-it.
Në vilën ku sot ndodhet ambasada e Vatikanit në Tiranë, në verën e vitit 1944, kur Shqipëria ishte nën pushtimin gjerman, banonte ministri i jashtëm Eqrem bej Vlora. Baxhanaku i tij, Eqrem Libohova, ia kishte dhënë vilën për të jetuar me bashkëshorten dhe dy vajzat për sa kohë ai do jetonte në Tiranë. Në një ditë korriku aty ka ndodhur një ngjarje përtej imagjinatës, e denjë për skenar filmi të Hollyëood-it. Eqrem beu kishte ftuar për drekë një oficer gjerman që drejtonte trupat naziste në kryeqytet, ndërsa në bodrum qendronte i fshehur një oficer britanik i ndërlidhjes. Për rreth tre orë oficeri gjerman qendroi në katin e dytë të vilës duke konsumuar ushqimin e servirur nga familja Vlora, ndërsa oficeri britanik ndodhej në bodrum i fshehur dhe informonte qendrën për gjithçka që ndodhte në Tiranë. Për tre orë oficeri britanik ishte dëshmitar i një bisedë të lirë dhe të shpenguar, por që mbante njëkohësisht edhe sekrete të mëdha dhe të vlefshme për të. Ironia dhe rastësia bëri që pas Luftës së Dytë Botërore oficeri gjerman dhe oficeri britanik të takoheshin. Të ftuar në një konferencë ndërkombëtare në Stokholm, pa e ditur për njëri-tjetrin, të dy e rrëfyen këtë ngjarje nga pozicioni ku qendronin ato orë në vilën e shqiptarit Vlora: Gjermani për mikëpritjen që kishte treguar politikani shqiptar dhe britaniku për mbështetjen që kishte treguar po politikani shqiptar edhe pse formalisht mbështeste gjermanët.