Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë…

Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë…

Pikat kryesore

  • Ish-kryetari i Bashkisë së Bogotas dhe kandidati për President të Kolumbisë, Enrique Penalosa, ka deklaruar se shpreson që gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të jetë i drejtë.
  • Në një postim në rrjete sociale, Penalosa thotë se Veliaj është mbajtur për më shumë se një vit në paraburgim dhe kjo nuk është shenjë e mirë për gjyqin e tij.
  • Mbajtja e tij në paraburgim, për më shumë se një vit, nuk është shenjë e mirë për gjyqin, që më në fund ka filluar.

Ish-kryetari i Bashkisë së Bogotas dhe kandidati për President të Kolumbisë, Enrique Penalosa, ka deklaruar se shpreson që gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të jetë i drejtë. Në një postim në rrjete sociale, Penalosa thotë se Veliaj është mbajtur për më shumë se një vit në paraburgim dhe kjo nuk është shenjë e mirë për gjyqin e tij. Ai e vlerëson Veliajn si njeriu që bëri punë të jashtëzakonshme për Tiranën dhe si një zë i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane, “Shpresoj që gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i drejtë. Mbajtja e tij në paraburgim, për më shumë se një vit, nuk është shenjë e mirë për gjyqin, që më në fund ka filluar. Gjithçka që di është se, për afro 10 vite, ai bëri punë të jashtëzakonshme në qytetin e tij dhe ishte një lider i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane. Ky proces do të ndiqet nga shumë sy të komunitetit ndërkombëtar, me shpresën që drejtësia do të triumfojë”, shkruan Penalosa.

Lini një Përgjigje