Xheneta trondit ndjekësit: ‘Më kanë bërë magji të zezë, çdo darkë më ndodh diçka e frikshme që s’e shpjegoj dot…

Rrëfimi i fundit i Xhenetës ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj në TikTok. Gjatë një bisede live me Malësoren, ajo tha se prej kohësh nuk po arrin të flejë qetë në banesën e saj dhe dyshon se mund të jetë viktimë e magjisë së zezë.

“Unë kurrë nuk flej rehat. Natën shoh ëndrra të çuditshme, njerëz që s’i kam parë kurrë. Çdo darkë më ndodh diçka që s’e shpjegoj dot. Po më duket që dikush më ka bërë diçka”, rrëfeu ajo e shqetësuar.

Xheneta tregoi se kjo gjë ndodh vetëm në shtëpinë e saj. “Kudo që shkoj, në hotel, në Shqipëri, apo në ndonjë banesë të shoqeve, flej normal. Vetëm në këtë banesë kam problem. Është e çuditshme.”

E frikësuar se mund të kishte diçka të fshehur brenda, ajo pranoi se kishte thirrur edhe një pastruese për të kontrolluar çdo cep të shtëpisë. “E fshimë anë e kënd, kërkuam mos ndoshta kishte lënë dikush ndonjë gjë, por prapë asgjë nuk ndryshoi. Çdo natë shoh qindra njerëz në ëndrrat e mia.”

Deklarata e saj ka hapur një debat të madh mes ndjekësve: disa i sugjerojnë të kërkojë ndihmë shpirtërore, të tjerë e shohin si stres apo ankth. Por një gjë është e sigurt — rrëfimi i Xhenetës ka trazuar rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje