Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja e njohur e muzikës live, Xheisara, ka ndarë detaje të rralla nga jeta e saj personale, duke folur për shtatzëninë, partnerin dhe romancën e tyre.
Ajo ka treguar se ka shijuar çdo moment të shtatzënisë në skenë dhe se deri në muajin e gjashtë ka vazhduar të këndojë live. Pavarësisht se deri më tani nuk kishte zbuluar shumë për partnerin, Xheisara pranoi se ata janë njohur përmes miqve të përbashkët dhe se kurrë nuk kanë dalë vetëm në një takim romantik.
“E kam ndjerë që në fillim se do të ishte njeriu im,” u shpreh ajo.
Një nga zbulimet më interesante nga intervista ishte se vajza që Xheisara po pret tashmë ka një motër, nga një marrëdhënie e mëparshme e partnerit të saj. Këngëtarja rrëfeu gjithashtu se partneri i saj dëshiron të kenë më shumë fëmijë dhe i ka kërkuar që deri në moshën 40 vjeç të zgjerojnë familjen e tyre.
Kjo deklaratë e saj ka ngjallur shumë reagime dhe interes nga ndjekësit e saj, të cilët mezi presin për më shumë detaje rreth jetës së saj familjare dhe muzikore.