Pikat kryesore
- Tashmë pritet që Gjykata e Posacme të marrë vendimin nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet në SPAK për plotësim hetimesh.
- Ndërsa për Eria Ago Spak e akuzon se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.
Prokuroria e Posacme ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, Fatbardh Licit dhe ka cuar për gjykim Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon kjo e fundit e liruar pak ditë më parë nga qelia dhe e lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Tashmë pritet që Gjykata e Posacme të marrë vendimin nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet në SPAK për plotësim hetimesh. Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur ndaj të pandehurve akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ndërsa për Eria Ago Spak e akuzon se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje. Motivi i vrasjes së Licit në gusht të vitit 2018 sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqipëria, e rrezikuar nga terrorizmi? Nikolla: Shërbimet inteligjente të jenë në gatishmëri, në vend mbahen samite të rëndësishme Edicioni qendror me Juli Krisafin, (25/11/2025) Terroristët e Oroshit/ “RENEA do i ekzekutonte nëse do kishte rrezik”, Basha: Sjellja e RENEAS, profesionale!