Votohet në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote, detaje për…

Votohet në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote, detaje për…

Pikat kryesore

  • Votimi në raundin e dytë do të mbahet në 18 komuna të vendit, në të cilat s’u zgjodh kryetari me të parën.
  • Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje për procesin e votimit nesër.
  • Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues”.

string(102) “votohet-ne-18-komuna-mbi-1-milion-e-300-mije-qytetare-me-te-drejte-vote-detaje-per-balotazhin-e-neserm” Votohet në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote, detaje për balotazhin e nesërm Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin nesër kryetarin e tyre të ardhshëm të komunës së tyre. Votimi në raundin e dytë do të mbahet në 18 komuna të vendit, në të cilat s’u zgjodh kryetari me të parën. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje për procesin e votimit nesër. “Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues”. Komunat në të cilat nesër do të ketë garë janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti. Kjo është harta e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave./Express/ Përparim Rama prezanton disa prej projekteve të realizuara: Prishtina që ecën me ide, dashni e guxim Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jep tash pagën e 13’të Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë, shumica e viktimave gra 30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para “Sikur janë dy Vuçiq-a”, Rusia thotë se presidenti serb ndryshe flet në Moskë e ndryshe në Perëndim Votohet në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote, detaje për balotazhin e nesërm

Lini një Përgjigje