Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e…

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e…

Pikat kryesore

  • Ka një reagim edhe nga Komisionit Europian pas mbajtjes së seancës në Kuvend, ku u rrëzua me 82 vota kundër kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
  • “BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.
  • Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE.

Ka një reagim edhe nga Komisionit Europian pas mbajtjes së seancës në Kuvend, ku u rrëzua me 82 vota kundër kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Duke theksuar rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, thotë se sigurimi i një mjedisi të favorshëm që Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor. “BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.” Kjo e enjte shënoi një ditë vendimtare sa i takon çështjes të diskutuar prej muajsh të Ballukut, e cila tanimë nuk ushtron më asnjë funksion në ekzekutiv. Kuvendi nuk u autorizua masën shtrënguese ndaj saj, “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi”. PS e PD ishin të ndara në qëndrimet e tyre. Zyrtarisht, socialistët e refuzuan sërish kërkesën e Prokurorisë, ndërsa PD lexoi relacion e saj, pro!

Lini një Përgjigje