Vjeçarja vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe e ndryshoi identitet/ Masakra u zbulua…

Vjeçarja vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe e ndryshoi identitet/ Masakra u zbulua…

Pikat kryesore

  • Një nënë 45-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau dy fëmijët e saj dhe i fsheu trupat e tyre në valixhe.
  • Edhe pse ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018, trupat u gjetën në vitin 2022, kur një çift bleu apartamentin ku kishte ndodhur krimi.
  • Prokuroria argumentoi se veprimet e Lee-së, fshehja e trupave, largimi nga vendi dhe planifikimi paraprak, tregonin qartësisht qëllim dhe vetëdije.

Një nënë 45-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau dy fëmijët e saj dhe i fsheu trupat e tyre në valixhe. Sipas Gjykatës së Lartë 45-vjeçarja nga Zelanda e Re, u dha fëmijëve një dozë fatale të antidepresantësh dhe më pas fshehu trupat në dy valixhe dhe i la në një magazinë para se të largohej drejt Koresë së Jugut dhe të ndryshonte emrin. Edhe pse ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018, trupat u gjetën në vitin 2022, kur një çift bleu apartamentin ku kishte ndodhur krimi. Prokuroria argumentoi se veprimet e Lee-së, fshehja e trupave, largimi nga vendi dhe planifikimi paraprak, tregonin qartësisht qëllim dhe vetëdije. Mbrojtja pretendoi se ajo vuante nga depresioni i rëndë dhe pikëllimi pas vdekjes së bashkëshortit. Gjykatësi e përshkroi krimin si “të qëllimshëm dhe të llogaritur”, ndërsa familjarët e viktimave thanë se tragjedia i ka lënë të gjithë të shkatërruar. Lee do të trajtohet si “paciente e veçantë” gjatë vuajtjes së dënimit për shkak të gjendjes së saj mendore.

Lini një Përgjigje