Pikat kryesore
- E pamundur që futbolli të ndahet nga gjithçka tjetër e jetës njerëzore.
- Ndërsa po flitet shumë për spektaklin e Kupës së Botës në Amerikën e Veriut, nuk mund të mungojnë edhe episode që nuk kanë aspak lidhje me lojën më popullore në botë.
- Një shqetësim të madh ka shkaktuar një gjest i një specialisti të VAR-it, që u fotografua dhe u filmua në dhomën e teknologjisë përpara ndeshjes mes Gjermanisë e Kurasaos në Hjuston.
E pamundur që futbolli të ndahet nga gjithçka tjetër e jetës njerëzore. Ndërsa po flitet shumë për spektaklin e Kupës së Botës në Amerikën e Veriut, nuk mund të mungojnë edhe episode që nuk kanë aspak lidhje me lojën më popullore në botë. Një shqetësim të madh ka shkaktuar një gjest i një specialisti të VAR-it, që u fotografua dhe u filmua në dhomën e teknologjisë përpara ndeshjes mes Gjermanisë e Kurasaos në Hjuston. Arbitri Shon Evans, që ishte mbështetës në VAR, bëri me gishtat e dorës së djathtë një shenjë që cilësohet si shprehje e “supremacisë së bardhë”. Pra, një gjest racist. Nuk dihet nëse arbitri australian e ka bërë këtë veprim padashje apo me ndërgjegje të plotë, dhe për ta zbuluar këtë, FIFA ka hapur një hetim. Ekziston mundësia që Evans të pezullohet dhe të përjashtohet nga Kupa e Botës, ndonëse duhet pritur përfundimi i hetimit të FIFA-s. Ky rast të kujton atë të një zyrtari në Lojrat Olimpike Verore në Paris në 2024, që u përjashtua për një gjest të tillë. Shpresa është që në Kupën e Botës të ketë fjalë vetëm për futbollin, edhe pse politika, lufta dhe racizmi nuk mund të jenë kurrë tepër larg./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ekuadori ndalet te shtyllat/ Bregu i Fildishtë fiton 1-0 në Botëror, por me shumë fat Irani hyn në “tokën armike”/ Përfaqësuesja aziatike pritet me protesta në Los Angeles Suedia niset me “manita”/ Skandinavët mundën 5-1 Tunizinë, me paraqitje të madhe