Vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, u takua edhe me djalin e Trump e Infantinon

Vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, u takua edhe me djalin e Trump e Infantinon

Pikat kryesore

  • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, prej nga mori edhe njohjen e Sirisë për Kosovën.
  • Presidenca ka ndarë disa detaje nga vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, ku është bërë e ditur se ajo është takuar me disa personalitete të njohura.
  • Në mesin e tyre edhe Donald Trump Jr., biznesmenin amerikan dhe djali i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, prej nga mori edhe njohjen e Sirisë për Kosovën. Presidenca ka ndarë disa detaje nga vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, ku është bërë e ditur se ajo është takuar me disa personalitete të njohura. Në mesin e tyre edhe Donald Trump Jr., biznesmenin amerikan dhe djali i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Gjatë vizitës, Osmani realizoi një sërë takimesh bilaterale dhe multilaterale të rëndësishme. Përmbledhje e vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Mbretërinë e Arabisë Saudite Gjatë vizitës së saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Presidentja Vjosa Osmani realizoi një sërë takimesh bilaterale dhe multilaterale të rëndësishme, të cilat shënuan një moment të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapjen e perspektivave të reja për integrimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Kjo vizitë kulmoi me njohjen e Republikës së Kosovës nga Siria, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e aleatëve. • Shkelqësia e Tij Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani, Presidentin e Republikës Islamike të Mauritanisë, me të cilin Presidentja Osmani diskutoi avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe rritjen e bashkëpunimit në skenën ndërkombëtare. • Shkelqësia e Tij Rumen Radev, Presidentin e Republikës së Bullgarisë, ku u fol për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe për përparimin e aplikimit të saj për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. • Lartësia e Tij Mbretërore Hussein bin Abdullah al-Hashimi, Princin e Kurorës së Mbretërisë Haxhemite të Jordanisë, me të cilin u konstatua gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes, tregtisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT). • Yasir Al-Rumayyan, Guvernatorin e Public Investment Fund (PIF) të Arabisë Saudite, me të cilin u diskutua për investime strategjike dhe mundësitë për përfshirjen e Kosovës në projekte zhvillimore. • Talal Almarri, Drejtorin Ekzekutiv të Expo 2030 Riyadh, ku u konfirmua pjesëmarrja e Kosovës dhe mundësia e veçantë për të shfaqur potencialin e saj inovativ dhe teknologjik në kuadër të Expo 2030 në Riad. Gjithashtu, Presidentja Osmani pati rastin të bisedojë me: • Shkelqësia e Tij Paul Kagame, Presidentin e Republikës së Ruandës, • Shkelqësia e Tij Mohamed Irfaan Ali, Presidentin e Republikës së Guajanës, • Shkelqësia e Tij Cevdet Yılmaz, Zëvendëspresidentin e Republikës së Turqisë, • Shkelqësia e Tij Edi Rama, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, • Gianni Infantino, Presidentin e FIFA-s, • dhe Donald Trump Jr., biznesmenin amerikan dhe djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Presidentja Osmani ishte gjithashtu e ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, për të ftuarit e FII, dhe u prit me nderime ushtarake menjëherë pas mbërritjes në Riad.

Lini një Përgjigje