Vendim befasues i gjykatës për Eglën! Gjykata i jep të drejtë Saimir Kodrës pas përplasjes publike – ja sa me miliona lekë u dënua Egla për shpifje

Një vendim që ka bërë bujë në gjithë rrjetin!

Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë sot vendimin përfundimtar në çështjen mes aktores Egla Ceno dhe moderatorit të njohur Saimir Kodra, pas përplasjes së fortë që nisi me deklaratat e saj publike.

Sipas burimeve nga seanca, gjykata i ka dhënë të drejtë plotësisht moderatorit të emisionit “Stop”, duke shpallur aktoren fajtore për veprën e shpifjes dhe duke e dënuar me një gjobë të majme prej 1 milion lekësh të vjetra .

Gjithçka nisi muaj më parë, kur Egla gjatë një interviste podcast deklaroi se “ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator televiziv”.

Pas shpërthimit të deklaratës në rrjete sociale, shumë ndjekës e lidhën menjëherë me Saimir Kodrën — diçka që solli reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit, i cili njoftoi se do ta çonte çështjen në gjykatë për dëmtim imazhi dhe reputacioni.

Në seancat gjyqësore, Egla Ceno dha disa versione të ndryshme të ngjarjes — fillimisht tha se “kishte frikë të përballej me gjykatën”, më pas u përpoq të sqaronte se “nuk kishte përmendur emra”, ndërsa më vonë deklaroi se “qëllimi i saj ishte simbolik për gratë e abuzuara”.

Megjithatë, gjykata nuk e pranoi këtë justifikim dhe vendosi në favor të Kodrës.

Lini një Përgjigje