Gjendje kritike pas 11 ditësh: Fatos Nano po lufton për jetën në reanimacion, mbërrin…

Gjendje kritike pas 11 ditësh: Fatos Nano po lufton për jetën në reanimacion, mbërrin…

Pikat kryesore

  • Ish-presidenti Fatos Nano po kalon orë kritike për jetën, pasi ka mbushur 11 ditë në reanimacion, ndërkohë që gjendja e tij po monitorohet nga afër edhe nga një ekip mjekësor i specializuar i huaj.
  • Lideri historik i Partisë Socialiste po mjekohet në një spital privat në Tiranë.
  • Gazetarja e Top Story, Anisa Braho, ka mundur të mësojë nga mjekët se gjendja e Nanos mbetet kritike, duke theksuar se rizgjimi i tij është një problem kyç.

Ish-presidenti Fatos Nano po kalon orë kritike për jetën, pasi ka mbushur 11 ditë në reanimacion, ndërkohë që gjendja e tij po monitorohet nga afër edhe nga një ekip mjekësor i specializuar i huaj. Lideri historik i Partisë Socialiste po mjekohet në një spital privat në Tiranë. Gazetarja e Top Story, Anisa Braho, ka mundur të mësojë nga mjekët se gjendja e Nanos mbetet kritike, duke theksuar se rizgjimi i tij është një problem kyç. Mjekët janë të shqetësuar sidomos për rizgjimin e tij, pasi ky konsiderohet si organi më i prekur si pasojë e hipoksisë së zgjatur (mungesës së oksigjenit) në kohën e arrestit kardiorespirator. Në spital ka mbërritur tashmë një ekip i specializuar mjekësor i huaj, i cili po monitoron gjendjen shëndetësore të Nanos. Prania e ekipit të huaj tregon qartë rëndësinë dhe seriozitetin e situatës shëndetësore të ish-presidentit, i cili po lufton për jetën.

Lini një Përgjigje