Vendet më të çuditshme ku kam zbuluar tradhtitë”/ Detektivja Shkenda Lili: zbulon format moderne të tradhtisë …

Vendet më të çuditshme ku kam zbuluar tradhtitë”/ Detektivja Shkenda Lili: Nuk janë…

Pikat kryesore

  • E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private Shkenda Lili.
  • Ajo ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj…
  • Cili është vendi më i çuditshëm ku ke kapur në befasi një tradhti?

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, detektivja private Shkenda Lili ka treguar detaje të pazakonta nga rastet e tradhtive bashkëshortore në Shqipëri dhe mënyrat si njerëzit përpiqen t’i fshehin marrëdhëniet jashtëmartesore.

Sipas saj, skena e tradhtisë ka ndryshuar ndjeshëm me kalimin e viteve. Nëse dikur hotelet dhe makinat ishin vendet më të preferuara, sot çiftet e fshehta po përdorin metoda të tjera.

“Hotelin e kanë zbehur tani, sepse marrin shtëpi. Sidomos hotelet për 1 orë, 2 orë, janë zbehur tashmë. I përdorin vetëm kur ikin jashtë qytetit për të qëndruar”, u shpreh Lili. Ajo shtoi se dikur rastet më të zakonshme kapeshin në makinat e parkuara larg Tiranës, në zona të errëta, ndërsa sot kjo metodë pothuajse nuk ekziston më.

“Më përpara kishim shumë raste në makina në periferi, tani nuk më ka hasur të kap një tradhti në një makinë larg qytetit”, tha ajo.

Pyetur nëse tradhtitë ndodhin edhe në vendin e punës, Lili e konfirmoi, por theksoi se provat janë shumë më të vështira për t’u siguruar. “Në ambientet e punës po, por është e vështirë për ne për ta faktuar”, deklaroi detektivja.

Shkenda Lili është një ndër detektivet më të njohura në vend, e cila prej vitesh trajton raste tradhtish, mashtrimesh dhe hetime private, duke qenë shpesh dëshmitare e historive të pazakonta që fshihen pas dyerve të mbyllura.

Lini një Përgjigje