Pikat kryesore
- Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave sot luajnë ndeshjen e parë të play-offit të UEFA Nations League ndaj Turqisë.
- Ne kemi disa vajza që luajnë në ligën turke, i njohim mirë kundërshtaret.
- E dimë që janë të forta në duele dhe kanë kundërsulme të shpejta, por besoj se jemi përgatitur mirë për këtë përballje”, tha Mehmeti.
Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave sot luajnë ndeshjen e parë të play-offit të UEFA Nations League ndaj Turqisë. Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, foli për pikat e forta të kundërshtarit dhe për përgatitjet që Kosova ka bërë gjatë këtyre ditëve: “Me Turqinë kemi luajtur në vitin 2019, ishte edhe ndeshja ime e parë zyrtare për Kosovën. Janë pothuajse të njëjtat lojtare nga ajo kohë. Ne kemi disa vajza që luajnë në ligën turke, i njohim mirë kundërshtaret. E dimë që janë të forta në duele dhe kanë kundërsulme të shpejta, por besoj se jemi përgatitur mirë për këtë përballje”, tha Mehmeti. Futbollistet e Kombëtares së Kosovës i kanë bërë thirrje tifozëve “Dardanët” që t’i mbështesin sa më masivisht në ndeshjen e nesërme, pasi, siç theksojnë ato, prania dhe përkrahja e tifozëve janë gjithmonë një shtytje e madhe drejt rezultateve pozitive. Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe hyrja për të gjithë tifozët është falas. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/24/2025 08:43 Vashat “Dardane” sot luajnë ndeshjen e parë të play-offit ndaj Turqisë 10/23/2025 23:50 Arda Guler: Falë Alonsos, ndihem pjesë e rëndësishme e Real Madridit 10/23/2025 23:21 10 ditë burgim për tifozin prizrenas që shkroi grafitin “UÇK” në Mal të Zi